Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren dhe të gatshme për ndërhyrje, me qëllim garantimin e sigurisë në rrugët e Kryeqytetit, raporton GazetaBlic.
Për shkak të temperaturave të ulëta, qytetarëve u është bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat dhe rrëshqitjet.
Komuna rekomandon përdorimin e pajisjeve dimërore, ngasjen me shpejtësi të reduktuar dhe respektimin e sinjalizimit rrugor, duke theksuar se ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet sipas nevojës.


