Lajme

Komuna e Prishtinës tregon kur nis shfrytëzimi i biçikletave dhe ҁmimet – opozita e kritikon për abuzim

08/07/2024 13:40
nga:N K

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për blerjen e biҁikletave, që implementimi i tyre do të bëhet me afat kohor prej 60 ditëve.

Kështu pati njoftuar një vit më parë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Me një vit vonesë, tani duket që procesit të këtij projekti po i vie fundi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë për GazetaBlic, se projekti i biҁikletave gjatë kësaj jave ose gjatë javës në vazhdim do të finalizohet në dhjetë stacionet e biҁikletave të qytetit, po ashtu, sipas tij, gjatë këtij procesi kanë hasur pengesë një mujore në pagesën e softëare-it. E, që këto biҁikleta momentalisht janë të vendosura në depon e Komunës së Prishtinës.

“Projekti i biҁikletave është në finalizim e sipër të gjitha stacionet e biҁikletave veҁse janë vendosur në të gjitha pikat e qytetit, pra, i kemi 10 stacione. Kurse, sa i përket pjesës së pagesës së softëer-it, kemi pasur një pengesë një mujore, dhe sot më lajmëruan se sistemi i pagesës dhe aspekti softëer-it i shfrytëzimit të biҁikletave është i gatshëm dhe po presim që brenda kësaj jave ose javës së ardhshme me i funksionalizu. Përndryshe, biҁikletat i kemi në Prishtinë, në depo të Komunës, nuk i kemi vendosur nëpër stacione sepse munden me u dëmtu, biҁikletat i vendosim në atë moment që na lëshohet softëer-i dhe sistemi i pagesave”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket shfrytëzimit të biҁikletave nga ana e qytetarëve, komuna ka vendosur të bëjë me pagesë, ku 30 minutat e parë janë pa pagesë, ndërsa, pas 30 minutave të shfrytëzimit, koha e shfrytëzuar nga qytetarët kushton 50 centë.

Siҁ deklaron Zogaj, pagesa bëhet me anë të sistemit digjital, që shfrytëzuesit regjistrohen në sistem dhe pajisen me një kartelë, në bazë të së cilës vendosin fonde për të kryer pagesën, e pastaj mund ta shfrytëzojnë biҁikletën.

“Pagesa është me sistem digjital kryesisht, pra, shfrytëzuesit kanë me u regjistru në një sistem digjital dhe pastaj në atë kartelën e shfrytëzimit vendosen edhe fonde, kur vendosen fondet pastaj, është lehtë me shfrytëzu, e merr kodin e hapë biҁikletën dhe vazhdon tutje”, tha tutje ai.

I pyetur në lidhje me shfrytëzimin e biҁikletave se a ka ndonjë dallim për mosha të caktuara, Zogaj u përgjigj se kryesisht duhet me qenë 18 vjeҁ e lart, sepse për moshën nën 18 vjeҁ mund t’ju paraqitet problem.

“Kryesisht duhet me qenë +18 vjeҁ , ndërsa nën 18 vjeҁ kanë me e pas problem sepse duhet të regjistrohen, duhet me pas pjesën e letërnjoftimit sepse këto janë biҁikleta që duhet me u kthy në vend, kur e merr biҁikletën, shfrytëzuesi merr përgjegjësi ndaj biҁikletës. Për fëmijët minoren munden prindërit me ardhë me marrë biҁikletën”, u shpreh ai.

Në lidhje me këtë ҁështje, kryetari i Grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveҁla, në një prononcim për GazetaBlic, vlerëson se një projekt i tillë është i pa menduar mirë, e që sipas tij, këto biҁikleta nuk mund të shfrytëzohen në shumë lagje të kryeqytetit, pasi që ato janë mekanike e jo elektrike.

“Fillimisht, krejt ky projekt ka qenë i pa menduar mirë, është bërë blerja e biҁikletave mekanike, që nuk janë elektrike, e në anën tjetër dihet që konfiguracioni e relievi i Prishtinës  e pamundësojnë ngasjen e biҁikletave në shumë lagje të qytetit, nëse ne e largojmë zonën qendër që është më e rrafshët, po thuajse të gjitha lagjet tjera të qytetit, duke filluar nga Kodra e Diellit, Veterniku, Arbëria, Kodra e Trimave, të gjitha këto janë lagje që kanë një lartësi që është e pamundur ngasja e biҁikletës mekanike”, tha Sveҁla.

Sveҁla vlerëson se me ҁmimin e biҁikletave është bërë abuzim nga ana e komunës, duke i bërë me pagesë.

“Që ҁmimi për një biҁikletë ka qenë përafërsisht 2,700 euro, e që është shumëfish më i lartë se ҁmimi real që është në treg për këto biҁikleta, pra, do të thotë ka pasur abuzim me ҁmimin. E tash, qershia mbi tortë kur po kuptojmë që këto biҁikleta në shërbim të qytetarit të Prishtinës do të vihen me pagesë”, theksoi Sveҁla.

Ndër të tjera, Sveҁla shfaqet kritik ndaj udhëheqësve të Komunës së Prishtinës, duke thënë se asnjëhërë asnjë punë nuk e kanë përfunduar deri në afatin e caktuar, duke theksuar se pagesa e biҁikletave është bërë kohë më parë, por, ato ende nuk janë shfaqur në qytet.

“Asnjëherë asnjë punë nuk e kanë përfunduar duke i respektuar afatet e parapara kohore. Këto janë blerë shumë moti, të cilat gjenden diku në depot e Komunës së Prishtinës, ne jemi thuajse në përfundim të sezonës së verës dhe qytetarët akoma nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë këto biҁikleta. Paratë, mjetet, buxheti për këto biҁikleta është paguar moti, ndërkohë që të njëjtat ne akoma nuk i kemi parë në qytet, kjo shpërfaq punën Ad-hoc, pa analizë të mirëfilltë, pa plan të mirëfilltë të veprimit që ky ekzekutiv e ka bërë jo vetëm në këtë kontratë po, pothuajse në të gjitha projektet të cilat i ka nisë”, u shpreh Sveҁla.

/GazetaBlic/