Lajme

Komuna e Prishtinës teston të shtunën sistemin e alarmit publik

11/29/2022 16:45
nga:Genita C

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën (03.12.2022) do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Këtë njoftim komuna e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook.

“Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”.