Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, do të nënshkruajë Marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja.
Në kuadër të marrëveshjes është edhe ofrimi i shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës.
Rama marrëveshjen do ta nënshkruajë në ndërtesën e vjetër të komunës së Prishtinës, me fillim nga ora 09:00.


