Komuna e Prishtinës ka shpallur “Shtëpinë-Shkollë” të familjes Hertica shtëpi muze, duke nderuar guximin dhe sakrificën e tyre, raporton GazetaBlic.
Gjatë viteve kur arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar, kjo shtëpi u shndërrua në shkollë dhe u bë simbol i qëndresës dhe shpresës për fëmijët dhe të ardhmen e popullit.
Postimi i plotë:
“Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve, sot nuk e shpallëm vetëm shtëpi muze, por e nderuam një akt të jashtëzakonshëm guximi, sakrifice dhe dashurie për dijen dhe atdheun.
Në vitet më të vështira të historisë sonë, kur arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar dhe fëmijët tanë rrezikonin të mbeteshin pa të ardhme, familja e Mehmet Herticës hapi dyert e shtëpisë dhe e shndërroi atë në shkollë.
Ajo shtëpi nuk ishte më vetëm një strehë por ishte një dritë shprese, një vend rezistence dhe një simbol i qëndresës sonë si popull.
Përjetësisht mirënjohës 🙏


