Një person i cili kishte rënë në një pusetë të hapur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë me datën 9 gusht, ka ndërruar jetë dje në QKUK.
Nga Komuna e Prishtinës kanë dal me një sqarim në lidhje me këtë ngjarje, duke theksuar se puseta në fjalë, është në magjistralen Prishtinë-Podujevë dhe se e njëjta nuk është në kompetencat e komunës së Prishtinës por në kompetencat e Qeverisë.
“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria” thuhet në njoftimin e Komunës raporton Gazeta Blic.
Nga Komuna i kanë cilësuar si për keqardhje deklaratat e lëshuara nga VV-ja për ketë rast.
Njoftimi i plotë:


