Lajme

Komuna e Prishtinës ngrit kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore

6 ditë më parë
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë ngritur kallëzim penal nga Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo pasi u janë bllokuar të gjitha projektet transformuese në kryeqytet, nga autoritetet e qeverisë qendrore.

“Do të veprojmë me të njëjtën rrugë dhe vendosmëri ndaj çdo personi që guxon të shkelë ligjin dhe të cënojë të ardhmen e qytetarëve të Prishtinës! Qytetarët tanë meritojnë një qytet të zhvilluar, dhe ne do të luftojmë me çdo mjet që kemi në dispozicion për t’i siguruar atyre këtë të ardhme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

KALLXIM PENAL NDAJ INSPEKTORIT TË INSPEKTORIATIT PËR TRASHËGIMI KULTURORE!

Të gjitha projektet transformuese që kemi filluar në kryeqytet, janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore. Të gjitha projektet madhore, pa asnjë përjashtim!

Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi për të punuar në interes të qytetarëve të Prishtinës. Megjithatë, përpjekjet tona, në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, madje duke shkelur ligjin!

Të ndodhur në këtë situatë, jemi detyruar të ndërmarrim hapa ligjor të nevojshëm!

Ekipa ligjore e Komunës së Prishtinës ka nisur procedura ndaj atyre që kanë kontribuar në bllokimin e projekteve! Kemi iniciuar kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, për veprime në kundërshim me ligjin dhe interesin publik!

Do të veprojmë me të njëjtën rrugë dhe vendosmëri ndaj çdo personi që guxon të shkelë ligjin dhe të cënojë të ardhmen e qytetarëve të Prishtinës! Qytetarët tanë meritojnë një qytet të zhvilluar, dhe ne do të luftojmë me çdo mjet që kemi në dispozicion për t’i siguruar atyre këtë të ardhme!

#mosmabllokoPrishtinën