Lajme

Komuna e Prishtinës: Nga gushti do të gjobiten të gjitha lokalet që nuk respektojnë nivelin e zërit

07/31/2023 14:15
nga:N M

Nga fillimi i gushtit do të nisë zbatimi i rregullores për ndotjen akustike në kryeqytet, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Drejtori i Inspektoratit, Florian Dushi bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, kanë takuar drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, për të diskutuar detajet e fundit para se të fillojë zbatimi i rregullores në teren.

“Në bazë të rregullores do të gjobiten të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar të nivelit të zërit”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Haradinaj: Urgjencë kombëtare që kjo qeveri degraduese sa më parë të largohet