Lajme

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

11/13/2025 16:53
nga:N K

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se të enjten Komuna i ka dërguar sërish Ministrisë së Financave kërkesë për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit.

Manaj ka theksuar se 33 milion euro, prej të cilave rreth 23 milion të hyra vetanake dhe 10 milion të grantit qeveritar, janë bllokuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, me bashkëpunëtorët e tij, në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.

Ai ka shtuar se Murati dhe bashkëpunëtorët do të përgjigjen para drejtësisë për këtë çështje.

“Adresa e vetme e bllokimit të buxhetit të Prishtinës është Hekuran Murati dhe partia e tij në pushtet. Tjerat çfarë thotë ai në statuse në facebook, janë gënjeshtra të mëdha dhe tentim për ti ikur përgjegjësisë penale. Ai dhe bashkëpunëtoret e tij do të përgjigjen para drejtësisë, derisa e bllokojnë buxhetin e Prishtinës i cili është përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore të vitit 2025. Sot ia kemi dërguar shkresën e radhës Ministrisë së Financave për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit! 33 milion euro, prej të cilave rreth 23 milion të hyra vetanake dhe 10 milion të grantit qeveritar janë bllokuar nga Hekuran Murati me bashkëpunëtoret e tij në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën”, ka shkruar Manaj në Facebook.