Lajme

Komuna e Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për policët, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore

03/18/2022 10:31
nga:Genita C

Komuna e Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për policët, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

Që nga tani të njëjtit janë të liruar nga pagesa e përdorimit të trafikut urban.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.

Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.