Lajme

Komuna e Prishtinës ia largon Behgjet Pacollit tarracën e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës

08/01/2022 10:22
nga:Q R

Komuna e Prishtinën, pas vendimit të Inspekcionit, ka filluar largimin e tarracës së Swiss Diamond Hotel Prishtina, që ishte vendosur në sheshin qendror të Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka njoftuar komuna përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftim.