Lajme

Komuna e Prishtinës fton mediat për përurimin e hapësirës së re gjelbëruese të sapo krijuar te rrethi i Flamurit

07/19/2023 17:09
nga:Mergim Rreci

Komuna e Prishtinës fton mediat për përurimin e hapësirës së re gjelbëruese të sapo krijuar te rrethi i Flamurit.

Ftesa e plotë:

“Ftesë për media
Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj bashkë me Donika Çetta, drejtoreshë e Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve, nesër, e enjte, 20 Korrik 2023, në ora 10:00 do të përurojnë hapësirën e re gjelbëruese të sapo krijuar te rrethi i Flamurit i cili ndodhet në lagjen e Spitalit.

Ftojmë mediat të marin pjesë.

Me respekt:
Zyra për Mardhënie me Publikun”