Lajme

Komuna e Prishtinës dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim

08/30/2024 16:39
nga:Sh R

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Hashim Dashishku, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve.

Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore dhe turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset, dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Prishtinë.

Kryetari Rama dhe kryetari Dreshaj theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm, duke shprehur përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të Kryeqytetit, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, raporton GazetaBlic.

Postimi i plotë: