Sporti

Komuna e Prishtinës deklarohet për zjarrin që përfshiu objektin e saj të ri

07/15/2021 16:36
nga:M K

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për media për një zjarr që ka përfshirë objektin e ri të kësaj komune.

Nga kjo komunë kanë thënë se zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet nga kjo komunë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.

Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrrollë dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.

Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën.