Lajme

Komuna e Prishtinës bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe shtatorja e Zahir Pajazitit

03/06/2024 08:10
nga:G B

Komuna e Prishtinës për nder të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të bëjë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve do të mbahen në orën 08:45.

Komuna homazhe do të bëjë edhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.