Lajme

Komuna e Prishtinës anulon testimin e alarmit shkaku i manifestimit të Epopesë së UÇK’së

03/05/2022 09:01
nga:Genita C

Komuna e Prishtinës ka anuluar testimin e Sistemit të Alarmit Publik, që ishte paraparë të bëhej sot.

Arsyeja e anulimit është manifestimi i Epopesë së UÇK’së.

“Për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik”, thuhet në njoftim.