Në komunën e Pejës dy rrugët të cilat u emëruan me emrat e dëshmorëve, Adrian Krasniqi dhe Sali Çekaj u shkruan gabimisht.
Për veprimin e komunës së Pejës, kryeveterani i kësaj komune, Gazmend Syla, e barazon me zero.
Ndërsa nga komuna zotohen se gjatë ditës së hënë do të ndërmarrin masat e nevojshme për rishkrimin e emrave në formën e duhur.
Adrian Krasniqi ra dëshmor në vitin 1997 gjatë përballjes me forcat serbe në fshatin Kliçinë, ndërsa Sali Çekaj ra heroikisht në Koshare në vitin 1999.
Para ardhjes në Shqipëri, afganët strehohen përkohësisht në bazën amerikane në Gjermani


