Lajme

Komuna e Pejës formon Shtabin Emergjent: Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët

06/25/2023 17:40
nga:Genita C

Komuna e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas vërshimeve që filluan mbrëmë ka mobilizuar Shtabin Emergjent.

Ky Shtab siç ka njoftuar komuna është i përbërë nga 12 zyrtarë të komunës së Pejës dhe ka për qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave që dalin nga këto vërshime.

“Shtabi Emergjent ka organizuar një ekip koordinues që do të monitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve. Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:

POLICIA: 192

ZJARRËFIKËSAT: 193

NDIHMA E SHPEJTË: 194

KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, z. Faik Zekaj)

Shtabi Emergjent është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Së bashku, do ta tejkalojmë këtë sfidë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.