Lajme

Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për familjen Brahmi që u lënduan nga shpërthimi në Kçiq

01/14/2024 16:48
nga:G B

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se komuna do të merr vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për familjen Brahmi, e cila u lënduan mbëmë nga bombola e gazit në Kçiq të Mitrovicës.

“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, ka shkruar Hamza.

Hamza mes tjerash u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.