Lajme

Komuna e Mitrovicës fiton financim nga Qeveria Kurti me vlerë 124,888.44 euro

09/01/2021 15:21
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë fituar financim për dy projekte nga Qeveria Kurti.

Bahtiri bëri me dije se Qeveria e Kosovës sot u ka ndarë 124,888.44 euro financim për dy projekte në Mitrovicë.

“Së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi nënshkruajtëm marrëveshjet për Zgjerimin e Ndriçimit në lagjen “2 Korriku”, lagjen “Fidanishte” dhe për Koshtovë. Nuk na duhet edhe shumë që të mbulojmë gjithë Mitrovicën me ndriçim, pasi rrugët tanimë lidhin secilin skaj dhe krah të qytetit e fshatrave” shkruan Bahtiri në Facebook raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Aplikuam, u vlerësuam dhe fituam financim për dy projekte nga Qeveria Kurti

Bazuar në raportin e komisionit për vlerësim të kritereve si dhe natyrën e projekteve, Qeveria e Kosovës sot na ka ndarë 124,888.44 euro financim për dy projekte në Mitrovicë.

Së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi nënshkruajtëm marrëveshjet për Zgjerimin e
Ndriçimit në lagjen “2 Korriku”, lagjen “Fidanishte” dhe për Koshtovë.

Nuk na duhet edhe shumë që të mbulojmë gjithë Mitrovicën me ndriçim, pasi rrugët tanimë lidhin secilin skaj dhe krah të qytetit e fshatrave.

Ky bashkëpunim dhe Terminali Shtetëror në Trepçë, janë një fillim i mbarë për zhvillimin e Mitrovicës nga Qeveria Kurti.
AB