Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo komunë është përfituese në garën e performancës.
Ahmeti ka thënë se përfitimi i grantit prej 1,041,380.61 euro është një arritje e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e qartë e menaxhimit të mirë, transparencës dhe llogaridhënies.
Ai ka falenderuar përzemërsisht grupin e donatorëve.
“Një falënderim i veçantë dhe i merituar shkon për shërbyesit civilë dhe grupin punues për performancë, të cilët, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, kanë qenë pjesë kyçe e këtij suksesi” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”
Postimi i plotë:
Dhe një tjetër lajm i mirë për qytetarët e Lipjanit!
Me shumë kënaqësi ju njoftoj se sot kemi marrë konfirmimin që komuna jonë është përfituese në garën e performancës. Përfitimi i grantit prej 1,041,380.61 euro është një arritje e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e qartë e menaxhimit të mirë ✅, transparencës 🔍 dhe llogaridhënies që po zbatojmë në komunën tonë.
Falënderimet më të sinqerta shkojnë për grupin e donatorëve: Bashkimin Evropian 🇪🇺, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim🇨🇭, Ambasadën e Suedisë 🇸🇪, si dhe për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. 🤝
Një falënderim i veçantë dhe i merituar shkon për shërbyesit civilë dhe grupin punues për performancë, të cilët, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, kanë qenë pjesë kyçe e këtij suksesi. 👏
Urime të gjithëve! Ky është një tjetër shembull se, kur punojmë së bashku 🤝 dhe me përkushtim, arrijmë të sjellim ndryshime pozitive për qytetarët e komunës sonë.
Për Lipjanin tonë!