Lajme

Komuna e Lipjanit njofton për reduktime në ndriçimin publik, shkak kriza energjitike

09/30/2022 13:18
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se do të ndërmarrin veprime për reduktime të ndriçimit publik, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti tha se ky vendim vjen pas paralajmërimeve për krizën energjitike.

“Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, veprimet e reduktimit do të ndërmerren në të gjitha hapësirat publike, fushat e hapura sportive, shtigjet dhe rrugët. Ndërsa, në qytet do të ketë ndërprerje të pjesshme” shkruan Ahmeti.

Njoftimi i plotë: