Lajme

Komuna e Gjilanit shpërndan materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale

08/29/2023 13:16
nga:N K

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të martën çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri të pestën.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, të cilët kontribuan që të shohim sot kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve.

“Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve”, ka thënë kryetari Hyseni.​