Komuna e Gjilanit i ka bërë thirrje qytetarët që të raportojnë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet prej nesër deri më 31 janar.
Komuna shton se për vlerësimin e dëmeve është e domosdoshme që pronarët e ekonomive familjare dhe subjektet afariste, të cilët kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, të paraqesin kërkesë drejtuar Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, në Qendrën për Qytetarë të Komunës së Gjilanit.
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Kërkesa drejtuar Komisionit;
2. Fotografi të objekteve apo gjësendeve ku është shkaktuar dëmi;
3. Adresa e saktë e lokacionit ku ndodhet objektit/objektet e dëmtuara;
4. Numri i telefonit të aplikuesit;
5. Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit si dhe Certifikata e Regjistrimit në ARBK (për biznese).


