Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo komunë është shpallur ndër komunat më të mira në performancën komunale për Mjedis të Pastër, raporton Gazeta Blic.
Gjini ka njoftuar se kjo komunë ka fituar edhe një grant prej 668,352€.
“Falë një pune ekipore, bashkëpunimit qytetar-institucion, inkasimit dhe mbledhjes së mbeturinave në shkallë 100%, sot Komuna e Gjakovës si rezultat i efikasitetit, ka përfituar shumën prej 668,352€” shkruan Gjini në Facebook.
Ai tutje ka thënë se ky grant më shumë se sa vlerë monetare është dëshmi që çdo ditë bashkë po bëjmë hapa të suksesshëm drejt një mjedisi më të pastër.
Njoftimi i plotë:


