Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot kanë hapur zyrtarisht e-Kioskun në Krushë të Madhe dhe në Xërxë, raporton Gazeta Blic.
Latifi ka bërë të ditur se dokumentet që mund të nxirren nga kjo pajisje janë, Certifikata e lindjes, Ekstrakti i lindjes, Certifikata e vendbanimit,Certifikata e shtetësisë,
dhe Certifikata e martesës.
“e-Kiosku mund të përdoret edhe për vërtetimin e tatimit në pronë dhe për certifikatën e pronësisë, por fillimisht për këto dokumente duhet leja nga ministria e financave, përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës” shkruan Latifi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Shoqëruar nga Drejtoresha e Administratës, Saranda Sallteku, sot kemi hapur zyrtarisht e-Kioskun në Krushë të Madhe dhe në Xërxë.
Me këtë investim vazhdon digjitalizimi dhe lehtësimi i punëve administrative që qytetarët i kanë në komunë.
Dokumentet që mund të nxjerren nga kjo pajisje janë:
– Certifikata e lindjes;
– Ekstrakti i lindjes;
– Certifikata e vendbanimit;
– Certifikata e shtetësisë;
– Certifikata e martesës.
e-Kiosku mund të përdoret edhe për vërtetimin e tatimit në pronë dhe për certifikatën e pronësisë, por fillimisht për këto dokumente duhet leja nga ministria e financave, përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në lehtësim të procedurave të ndryshme administrative dhe në ngritje të kapaciteteve, në mënyrë që qytetarët në të gjithë komunën e Rahovecit të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë në dokumentet e nevojshme.