Është mësuar numri i të gjitha ekipeve që do të garojnë në edicionin e ri të Champions League.
Dje janë zhvilluar ndeshjet e fundit të “Play Offit”, duke u mësuar kështu edhe tri skuadrat e fundit që do të garojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ri.
Salzburg,Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk siguruan ‘biletat’ e fundit për në fazën e grupeve.
Sot nga ora 18:00 në Stamboll të Turqisë do të hidhet shorti, tashmë janë përcaktuar vazot ku gjenden ekipet.
Vazo 1: Chelsea, Bayern Munich, Manchester City, Atletico Madrid, Villarreal, Inter Milan, Sporting Lisbon, Lille
Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund
Vazo 3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit Saint Petersburg, Benfica, Shakhtar Donetsk, Salzburg
Vazo 4: AC Milan, Club Brugge, Wolfsburg, Young Boys, Malmo, Dynamo Kyiv, Wolfsburg, Sheriff Tiraspol
Pritet një edicion i zjarrtë në Ligën e Kampionëve pasi shumë ekipe kanë bërë transferime të mëdha gjatë kësaj merkato.
Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve starton më 14/15 shtator kur luhet ndeshjet e xhiros së parë.


