Lajme

Kompleksi Agrotrade në Rrugën B ofron standard të ri të jetës në lagjen më të kërkuar në kryeqytet

04/30/2021 17:39
nga:Gazeta Blic

Agrotradenjëra ndër kompanitë më të suksesshme dhe të mirënjohura në fushën e distribuimit të brendeve më të mëdha botërore, tani është duke bërë njërin ndër investimet më serioze në sektorin e ndërtimit, në lagjen me zhvillimin dhe potencialin më të madh në kryeqytetin tonë – Rrugën B.

Kompleksi Agrotrade është më i madhi në Rrugën B, i cili do të akomodojë familjet dhe bizneset, nëpërmjet oborreve të gjelbëruara për relaks, hapësira të bollshme parkimi për më shumë komoditet, dhe apartamente me teknologjitë më të reja si smart-home.

Në Kompleksin Agrotrade, jeta bëhet e lehtë dhe pa brenga për parking, shkolla, parqe, spitale, ushqim, dalje me familjen dhe miqtë, apo qasje në qendër të qytetit dhe rrugë tjera jashtë qytetit.

“Njësoj sikurse ju, ne e kemi familjen në qendër. Prandaj jemi pozicionuar në lokacion strategjik ku gjithçka është afër, dhe lehtë e arritshme për secilin anëtar të familjes” thuhet në njoftimin e Agrotrade që e përshkruan kompleksin e ri gjigant të banimit. Në kompleksin e ri të Agrotrade janë duke u zbatuar standardet më të larta të ndërtimit duke u dalluar si në cilësi, menaxhim te kompleksit dhe përmirësimin e jetes urbane për të qënë më afër njeriut me hapësira dhe gjelbërim.

Apartamentet

Pavarësisht a jeni individ, çift apo familje më e madhe, në kompleksin “Agrotrade” do ta gjeni hapësirën e nevojshme për banim. Kompleksi është i ndarë në 3 ndërtesa, të cilat përmbajnë apartamente të ndryshme, duke filluar nga tipi A deri në tipin F. Sipas projektit, në kuadër të katit karakteristik në të tri ndërtesat, nga numri i përgjithshëm prej 15 banesa (ATG1 – 6 banesa, ATG2 – 6 banesa dhe ATG3 – 3 banesa) janë të organizuara:

– banesa me 1 dhomë gjumi
– banesa me 2 dhoma gjumi
– banesa me 3 dhoma gjumi

Parkingu

Parkingu do të ketë hyrje të mëdha në pjesët e pasme të ndërtesave dhe është i ndarë në dy nivele. Në dispozicion për banorët e kompleksit do të jetë një numër i konsiderueshëm i parkingjeve dhe rrugët që rrethojnë kompleksin gjithashtu do të kenë hapësira të parkimit të jashtëm. Po ashtu, parkingu ka qasje të lehtë në rrugën B.

Në këtë nivel, parkingu ofron hapësirë të bollshme dhe një siguri të lartë për të gjithë banorët e kompleksit. Garazha nëntokësore ka ajrosje artificiale dhe e pajisur me sistem përkatës kundër zjarrit.

Lokalet

Zona tregetare në katin përdhe dhe te parë kanë një ndarje funksionale të dyqaneve sipas ndërtimeve:

– Ndërtesa ATG1 – 16 dyqane
– Ndërtesa ATG2 – 11 dyqane
– Ndërtesa ATG3 – 8 dyqane

Lokalet afariste janë të përshtatshme për të gjitha llojet e bizneseve.

Adresa: Rruga B, 10000 Prishtinë

Për më shumë informata, kontaktoni 049 448 700 ose vizitoni https://kompleksiagrotrade.com/

(Artikull i sponosirizuar)