Sporti

Kompany: Real Madrid mbetet ende një nga ekipet më të mira në Evropë

04/14/2026 18:34
nga:L J

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka zbuluar se skuadra e tij është e emocionuar për ndeshjen e kthimit me Real Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët fituan 2-1 në Bernabeu, dhe Kompany tha se “Mbretërit” mbeten një nga ekipet më të mira në botë.

“Do të varet nga shumë gjëra. Fillon me cilësitë individuale. Ekziston një intensitet kolektiv dhe gatishmëri për të kaluar barrierën e dhimbjes. Ndonjëherë vendimi i një gjyqtari mund të vendosë ndeshjen. Nuk e dua këtë, por tregon se çdo detaj i vogël ka rëndësi. Por ne jemi të përgatitur mirë mendërisht dhe fizikisht. Dhe jemi të emocionuar për këtë ndeshje. Kemi nevojë për ato emocione pozitive”, komentoi Kompany.

“Një nga gjërat kryesore, pa dyshim, është se kemi shumë respekt për Realin. Ndjeheshim kështu para ndeshjes në Bernabeu dhe ende e kemi. Po përgatitemi për versionin më të mirë të Realit, siç e pamë kundër Manchester Cityt. Rezultatet e tyre të fundit nuk pasqyrojnë talentin që kanë. Ata janë ende një nga ekipet më të mira në Evropë. Mendoj se rezultati ishte i mirë. Kaq. Ndoshta mund të kishim shënuar një gol tjetër, por mund të kishim pësuar më shumë. Kemi një avantazh të vogël, asgjë më shumë. Ishte një ndeshje e shkëlqyer, një ndeshje e vështirë dhe nuk ka mbaruar ende. Jam vërtet i lumtur me rezultatin. Dhe gjithçka që mund të përmirësojmë, do të përpiqemi ta përmirësojmë”, tha specialisti belg.

Ndeshja e kthimit luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport