Pavarësisht epërsisë në periudha të mëdha të ndeshjes, Bayern Munich arriti një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Benfica-s në xhiron e katërt të Champions League dhe vetëm në minutën e 67-të Jamal Musiala shënoi golin e fitores me kokë.
Bayerni tani ka 6 pikë nga katër takimet e tij dhe është ngjitur në vendin e 19-të në renditjen e përgjithshme, që është për pjesëmarrje në play-off. Për bavarezët takimi ishte i një rëndësie të madhe pas humbjeve radhazi nga Aston Villa dhe Barcelona në kompeticion, transmeton GazetaBlic Sport.
“Deri më tani, mendoj se po bëjmë mirë. Por mund të jetë më mirë. Në përgjithësi, ne kemi besim të madh te lojtarët tanë”, tha Vincent Kompany.
“Jamal shënoi një gol me kokë, por ishte në vendin e duhur. Ai jep shembullin e duhur për ekipin”.
“Për ne është e rëndësishme të fitojmë. Është e rëndësishme të fitojmë ndeshje të tilla në këtë mënyrë. Sepse siç e shihni, jo çdo sulm përfundon me gol. Por ne e kontrolluam ndeshjen, tani po shohim sfidën e radhës”, shtoi ai.
“Megjithatë, le të theksojmë se kemi pasur 24 goditje në drejtim të portës së Benficës dhe kundërshtari ka bërë vetëm një. Këto janë ndeshje në të cilat duhet të jesh preciz dhe këmbëngulës. Të jesh këmbëngulës për të pasur situata dhe për të qenë preciz”.
/GazetaBlic Sport/