Sporti

Kompany flet pas suksesit të radhës në Ligën e Kampionëve

01/22/2026 09:33
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich u kualifikua për në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Union Saint-Gilois me rezultatin 2-0 në Allianz Arena.

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, tha pas ndeshjes se nuk mund të fitosh gjithmonë lehtë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kjo është Liga e Kampionëve. Nuk mund të fitosh gjithmonë lehtë. Në pjesën e parë definitivisht nuk luajtëm në një nivel të lartë. Por nuk do të thoja që kundërshtari ishte më i mirë se ne. Patëm disa situata të mira, por ritmi ynë i lojës nuk ishte i kënaqshëm”, tha Kompany.

“Pas pushimit luajtëm shumë më mirë, edhe pse ishim një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq. Pati padyshim një përmirësim. Reaguam fuqishëm. Nuk bëmë mjaftueshëm deri në pushim, por pas kësaj ishim të mirë. Në fund të fundit, megjithatë, kur je fitues në fund, pjesa tjetër nuk ka shumë rëndësi”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/