Vincent Kompany falenderoi me një postim në Twitter Eden Hazardin dhe Roberto Martinezin.
“Fundi i diçkaje të veçantë. Dy njerëzve vërtet të mrekullueshëm, faleminderit për momentet e pabesueshme dhe për kujtimet e shumta. Ka ndoshta shumë faqe të tjera për të shkruar, por ka qenë nder të isha pjesë e këtij kapitulli”, ka shkruar ai, përcjell GazetaBlic Sport.
The end of something special. To two genuinely amazing people, thank you for the moments and the many incredible memories. No doubt there are still plenty of pages to be written but it has been an honour to be a part of this chapter. ?? pic.twitter.com/gPkmiwO8g8
— Vincent Kompany (@VincentKompany) December 7, 2022
Kujtojmë se Belgjika u eliminua nga Kupa e Botës pasi nuk arriti të kalonte grupet.