Vincent Kompany ka folur për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke theksuar historinë e rëndësishme të Hansi Flick me Bayern Munich.
Kompany vuri në dukje se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të dy trajnerët.
“Ka trajnerë që kanë bërë shumë për Bayernin dhe Hansi Flick është një prej tyre”.
“Sigurisht, do të jetë një ndeshje e veçantë për të dhe për ne. Në fund, ne të dy duam të fitojmë.”
“Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, por me siguri që të dyja skuadrat i pret një përplasje gjigante dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Barcelonës”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


