Sporti

Kompany: Do doja shumë të isha në fushë dhe të luaja kundër Haaland

03/20/2023 11:07
nga:E K

Manchester City eliminoi dje Burnley nga Fa Cup.

Burnley ishte skuadër e pafuqishme për ta ndalur Citizens të cilët fituan me rezultat 6-0 me tre gola të shënuar nga Erling Haaland, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Manchester Cityt që tani drejton Burnleyn u shpreh se do donte që Haalandin ta kishte kundërshtar kur ishte lojtar aktiv.

“Do më pëlqente të luaja kundër tij, por së pari do duhej të isha 100% në formë, pa lëndime. Do e shijoja një përballje të tillë”, tha belgu.

/GazetaBlic Sport/