Lajme

Kompania “PBC” realizon projektin e madh në Kosovë: Trajnon 1 mijë nxënës dhe mbi 100 profësorë në fushën e Teknologjisë

07/08/2021 19:24
nga:Gazeta Blic

Projekti i madh nga Kompania e softuerëve “PBC” është mbyllur me sukses.

Në këtë projekt, u themeluan 60 qendra rekreative, në të cilën u trajtuan mbi 1 mijë nxënës në fushën e Teknologjisë së Inovacionit dhe Komunikimit.

Gjithashtu “PBC”, arriti të bëjë këshillimin në këtë lëmi të mbi 100 profesorëve të Teknologjisë së Inovacionit dhe Komunikimit.

Themeluesi dhe pronari i Kompanisë “PBC”, Gazmend Selmani, u ndje i lumtur për suksesin e treguar dhe rezultatet e arritura në këtë projekt.

Ai ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit, teksa ka theksuar rolin dhe rëndësinë e madhe të teknologjisë në ditët e sotme në botë.

Selmani, shkëmbeu edhe disa përvoja u shndërruan në një mundësi të veçantë që dijen dhe ekspertizën tonë, zhvillimet teknologjike dhe mundësitë e industrisë t’i bartim tek ata që më së shumti e meritonin – nxënësit dhe mësimdhënësit për të cilët jemi mbledhur këtu.

Shkrimi i plotë:

[Thonë që dija është ndër gjërat e pakta që rritet kur ndahet me të tjerët. Ajo që ndamë ne me profesorët e shkollave besojmë shumë që do të ndahet edhe me shumë gjenerata tjera nga shkollat përfituese nga projekti.

Gjithë kjo punë nuk do të bëhej pa investimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe zyrtarëve të përfshirë në këtë projekt, për çka dua t’i falënderoj, thellësisht.

Veçanërisht për bashkëpunimin korrekt e profesional.

Ndonëse tash është bërë realitet, trajnimi i nxënësve për fushën e TIK-ut para pothuajse 2 viteve filloi të sfidohet nga pandemia. Saqë, për një kohë, për arsyet që i dimë, ky projekt u ndal. Me të drejtë, humbëm shpresën që do të fillojë sërish. Nuk e dihej se kur përfundojnë masat kundër pandemisë e as ku do të gjenden pjesëmarrësit në trajnime pas përfundimit të atyre masave. Por, me seriozitetin dhe përkushtimin e zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë dhe drejtorëve të shkollave e arsimtarëve të TIK e mbi të gjitha, nxënësve, vazhdimi i trajnimeve u bë i mundur, dhe jo vetëm. Trajnimet për ne në PBC u shndërruan në një mundësi të veçantë që dijen dhe ekspertizën tonë, zhvillimet teknologjike dhe mundësitë e industrisë t’i bartim tek ata që më së shumti e meritonin – nxënësit dhe mësimdhënësit për të cilët jemi mbledhur këtu.

Për ata që e shtuna, jo vetëm se ishte bërë ditë pune e ditë mësimi, por ishte bërë pistë dëshire e entuziazmi për t’u aftësuar në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit. Të tillë ishin mbi 1,000. Ndërsa trajnuesit tanë, nga një anë e Kosovës në anën tjetër të saj mirëmbanin e rrisnin dëshirën e nxënësve me mundësitë e industrisë, për çka jemi shumë mirënjohes e falenderues.