Lajme

Kompania “Pastrimi”: Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij

02/03/2025 14:02
nga:N K

Kompania Pastrimi e cila merret me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme me mbeturina në Prishtinë.

Sipas kësaj kompanie, “Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij”

Ata kanë thënë se i pari i kryeqytetit deri të martën në ora 9 nuk ua ka dorëzuar kamionët e as kontejnerët e blerë.

“Deri sot në orën 9 të mëngjesit, Rama nuk na kishte dorëzuar as kamionët dhe kontejnerët e blerë, as dokumentet e tyre për regjistrim. Vetëm pak para konferencës, rreth orës 9, ai dorëzoi disa prej tyre, por jo të gjithë, pavarësisht nga kërkesat tona të vazhdueshme. Ky është një tjetër tregues i qartë i manovrave për të bllokuar shërbimet publike dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagim thuhet se Rama ka kërkuar nga disa punëtorë të sabotojnë punën e kompanisë për të krijuar kaos dhe tenderin t’ia jep një kompanie private.

“Tani, si justifikim për këto dështime të qëllimshme, Komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave, duke pretenduar se “Pastrimi” nuk po e kryen punën si duhet. Të nderuar qytetarë, ne po punojmë pa pushim ne 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida, dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim që Prishtinën do ta pastrojmë nga mbeturinat”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i plotë i kompanisë