Sporti

Kompania kineze i dhuron 50 mijë vaksina për sportistët përpara Copa Americas

04/13/2021 18:28
nga:L J

Një kompani farmaceutike kineze do të dhurojë 50,000 doza të vaksinës së tyre të COVID-19 për ekipet kombëtare për t’u përdorur përpara Copa America, njoftoi CONMEBOL ditën e sotme.

Marrëveshja është pjesë e një marrëveshjes midis CONMEBOL dhe kompanisë biofarmaceutike me bazë në Pekin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është lajmi më i mirë që mund të marrë familja e futbollit të Amerikës së Jugut,” tha presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez.

“Unë e vlerësoj këtë gjest të madh solidariteti dhe mbështetje nga kompania Sinovac, e cila kuptoi se futbolli është një aktivitet themelor për ekonominë, kulturën dhe shëndetin fizik dhe mendor.”

“Ky është një hap i madh përpara në mposhtjen e pandemisë COVID-19. Ne do të vazhdojmë punën tonë të përgjegjshme, e cila na lejoi të përfundonim turnet tona pa probleme dhe pa ndryshuar formatin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport