Ballkani vazhdon aventurën në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klasvik, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për xhiron e 3’të të Europa Conference League zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Kompania e njohur e basteve “bet365” ka publikuar kuotat e basteve për fituesin e këtij dueli.
Ballkani konsiderohet favorit me kuotë 1.95, barazimi vlen 3.40, kurse fitorja e skuadrës nga Ishujt Faroe ka kuotë 3.40.
/GazetaBlic Sport/


