Sporti

Komiteti i Apelit i UEFA-s e dënon përsëri Serbinë

06/09/2023 16:58
nga:Mergim Rreci

Komiteti i Apelit i UEFA-s dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë këtë të premte me një ndeshje me dyer të mbyllura dhe gjobë për shkak të sjelljes diskriminuese të tifozëve në ndeshjen kundër Malit të Zi, kualifikuese për Euro 2024, të luajtur më 27 mars.

Sipas UEFA-s, pas sjelljes në ndeshjen e luajtur në Podgoricë, Komisioni i Apelit urdhëroi ekzekutimin e masës disiplinore që ishte vendosur në korrik të vitit të kaluar nga Komisioni Disiplinor, për shkak të qëndrimeve raciste, ekzekutimi i të cilit u pezullua për një periudhë prej dy vjet, transmeton GazetaBlic Sport.

Federata serbe është urdhëruar gjithashtu të paguajë dy gjoba, në shumën totale prej 53,000 euro.