Gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kryeministrit Edi Rama, është shtruar pyetja nëse ata kanë dijeni për “Non – Paperin” që së fundmi zuri vend në diskursin politik në rajon por edhe në BE.
Ky “Non-Paper” synonte një rivendosje të kufijve në Ballkanin Perëndimor, por sipas komisionerit, Varhelyi një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas tij e dimë të gjithë se ku na çon një prekje e kufijve të Ballkanit Perëndimor.
Varhelyi: Është si një stinë ku tashmë po shikojmë që kanë lulëzuar non paper. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla. Por asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Po të ishin vërtet do ishim të shqetësuar. Se ri përcaktimi i kufijve ne Ballkanin Perëndimor e dimë të gjithë seku na çon. Asnjë person serioz nuk do e vinte në tryezë për ta diskutuar dhe në veçanti në këtë rajon ku jemi. Nuk janë të vërteta. Por u shërben synimeve të tjera. Jam i qetë se ata janë njoftuar nga personat që janë atribuuar këto letra. Kjo është stinë se si do ta bëjnë Ballkanit Perëndimor. Për hapjen e negociatave. Për aplikimin e metodologjive të reja. Si do kemi sukses mes dialogu Kosovë-Serbi”
Ndërkohë i të njëjtit mendim është shprehur edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas tij tashmë ka ardhur koha që të lëmë pas prodhimin e historive, por sipas tij duhet të fokusohemi tek prodhimi i ekonomisë.
Rama ka përmendur si një zgjidhje për këtë Shengenin Ballkanik ku sipas tij do të forconte ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Rama: Ne duhet të ulim prodhimin e historisë dhe duhet të rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati i tretë do jetë i ulur në prodhimin e historisë që prej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke u marrë energji njerëzve. Duke lënë pak energji në punët e vendit dhe për sa i përket Ballkanit. Vizioni im dhe bindja ime është Shengeni Rajonal dhe rruga ku duhet të ecim përditë dhe diskutojmë në mënyrë civile mos dakortësitë tona. Por kjo nuk duhet të na pengojë që të mbështesim së bashku rritjen ekonomike. Dhe përmirësimin e jetës sociale. Ndërtim i një baze të re për të ardhmen Shengeni rajonal është përqafuar nga BE dhe i mbështetur nga Komisioni dhe ai është një kontributor konkret me plan investimesh. Na takon ne të shfrytëzojmë maksimalisht dhe nuk duhet të riprodhojmë histori që nuk na çojnë gjëkundi. Nuk shoh asnjë mundësi që të gjejmë zgjidhje magjike për problemet në rajon. Por sa më shumë ta përmirësojmë atmosferën ekonomike, aq më shumë krijojmë kushte që edhe mos dakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë produktive. Arti i sajimi të konflikteve e kemi një art për të cilin nuk na konkurron askush. Ne duhet të europjanizohemi dhe jo ri- Ballkanizohemi. Të fokusohemi tek populli dhe tek e ardhmja. Jam dakord me Komisionerin që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjik që i hapin dyert e të ardhmes me rënie lapsi është në të shkuarën e Ballkanit. /abcnews.al/