Lajme

Komisioni për Shëndetësi, Vitija: Latifi nuk po e kryen punën e tij, Kurti u detyrua të merret vet me to

09/14/2022 17:16
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen e parë të Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë, pjesë e të cilit do të jetë dhe ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi.

Lidhur me këtë, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, thotë për Gazeta Blic se formimi i këtij komision tregon se Kurti po e trajton më seriozisht shëndetësinë dhe se ministri nuk po i kryen punët dhe obligimet e veta dhe se gjendja në shëndetësi është mjaft e rëndë.

“Formimi i këshillit ekzekutiv është një lajm se kryeministri po e trajton më seriozisht shëndetësinë sesa në të kaluarën. Kurti e pranoi edhe vet se gjendja në shëndetësi është mjaft e rëndë, por formimi i këtij Këshilli tregon se ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi nuk është duke i kryer punët dhe obligimet e veta. Prandaj Kurti është detyruar të merret vet me këto probleme”, vlerëson ai.

No photo description available.

Vitija potencon se ky komision do ta ketë rolin e Ministrisë së Shëndetësisë si rregullator dhe mbikëqyrës.

“Ky këshill, ndonëse nuk e di se çfarë kompetenca do të ketë, në një mënyrë do ta ketë rolin e Ministrisë së Shëndetësisë si rregullator dhe mbikëqyrës. Në radhë të parë MSH-në nuk e kemi mirë dhe këtu do të duhej të ndërhynte fillimisht kryeministri, e më pas të merrej me çështje tjera”, thekson ai për Gazeta Blic.

Ai shpreson se duke qenë Kurti kryesues i këtij komisioni, është indikacion që gjërat do të lëvizin.

“Sidoqoftë unë shpresoj se në këtë rast nuk vlen ajo thënia ‘kur don mos me bë asgjë, formoje një komision’. Në këtë rast Kurti është vet kryesues i këtij këshilli dhe ky është një indikacion se gjërat mund të lëvizin”, deklaron gazetari Bujar Vitija./Gazeta Blic/