Lajme

Komisioni për energjinë: Abelard Tahiri: Hera e parë që në jetën parlamentare, shumica bllokon komisione hetimore

04/21/2022 13:23
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se për dy orë kanë diskutuar me argumente dhe me dëshmi se pse duhet të formohet komisioni hetimor për energjinë, ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij bllokimi i formimit të këtij komisioni po bëhet nga partia në pushtet lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se kurrë në jetën parlamentare të Kosovës nuk ka ndodhur që mazhornaca të bllokoj formimin e një komisioni të tillë.

“Hera e parë që po ndodh, kur PDK ishte në pushtet, por edhe në opozitë ka votuar themelimin e komisioneve hetimore. Ky pushtet sot po na e mohon këtë të drejt si parti opozitare”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ai ka thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për themelimin e këtij komisioni.

“Iniciues i kësaj nisme për këtë komision është PDK e jo opozita por kemi mbështetjen e tyre me 40 nënshkrime”, ka thënë ai.

Sipas tij në kryer të këtij komisioni mund të jenë dikush nga deputetet e LDK e për të cilët ka thënë se janë tre prej tyre që nuk i kanë dhënë nënshkrimet.

Mes tjerash ai ka lënë të kuptohet se VV nuk po e dëshiron Driton Selmanaj në krye të këtij komisioni.

“Ai është veç moderator nuk ka fuqi vendimarrëse pse po e pengon ky emër partinë në pushtet’, tha ai.

Sipas tij ka dyshime të bazuara se prej se ka filluar kriza energjetike është abuzuar me çmimin e blerjes së energjisë, 100 milionë eurot e ndara nga qeveria dhe punësimet në KEK.

Komisioni hetimor për energjinë, Besnik Tahiri: Çka po fshehë VV me direktivë të Albin Kurtit?