Lajme

Haxhiu: Komisioni i Venecias pritet të jap rekomandimet për procesin e Vettingut në Kosovë në muajin mars

12/30/2021 11:38
nga:Y I

Komisioni i Venecias pritet që gjatë muajit mars 2022 të jap opinionin në lidhje me procesin e Vettingut në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e fundit për këtë vit, ku edhe ka përmendur disa nga punët dhe të arriturat e ministrisë që ajo drejton gjatë vitit 2021.

“Jemi duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin e tyre për këtë çështje, kur ta marrim atë opinion, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato”, tha Haxhiu.

Ndërkaq sa i përket raporteve me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Haxhiu theksoi se raportet mes tyre nuk janë ashtu siç duken.

“Raportet tona me Këshilin Prokurorial nuk janë ashtu si duken. Me tepër besoj që për këtë arsye janë reformat në drejtësi që kanë nisur nga Ministria e Drejtësisë. Mendoj që këto reforma nuk duhet t’i pengoj atyre. Mos-prania e tyre sidomos në çështjen e Vettingut, ata konsiderojnë që nuk duhet të ketë vetting, por për këtë kanë vendosur qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Kadri Rahimaj shfuqizon pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit në Kamenicë