Sporti

Komisioni i Garave refuzon ankesën e Prishtinës së Re

11/04/2025 17:14
nga:Mergim Rreci

Komisioni i Garave ka refuzuar ankesën e skuadrës së Prishtinës së Re.

Ankesa e skuadrës nga kryeqyteti cilësohet si e pabazuar tek rasti i sulmuesit të Drenicës, Altin Vojvoda, transmeton GazetaBlic Sport.

Rezultati mbetet ai i arritur në fushë, pra 0 me 0.

Vendimi i plotë:
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 12-të të Albi Mall Superliga, ka shqyrtuar ankesën e parashtruar nga klubi i futbollit ”Prishtina e Re”, me pretendimet se në ndeshjen e zhvilluar me datën 02.11.2025, klubi Drenica ka aktivizuar në mënyrë të parregullt lojtarin Altin Vojvoda duke theksuar se i njëjti nuk ka figuruar në protokollin zyrtar të ndeshjes në sistemin My FFK.
Komisioni i Garave, pasi ka shqyrtuar të dhënat zyrtare nga sistemi MyFFK, ka konstatuar se:
Lojtari Altin Vojvoda, me ID: 5002365, figuron i regjistruar për klubin FC Drenica, për edicionin garues 2025/2026 në sistemin zyrtar të FFK-së- My FFK;
Nga verifikimi i protokollit zyrtar të ndeshjes në sistemin My FFK, rezulton se lojtari Altin Vojvoda është i evidentuar në listën zyrtare të lojtarëve të FC Drenica për atë ndeshje, me numër të fanellës 11.
Pra, në bazë të këtyre të dhënave zyrtare pretendimi i klubit ankues nuk gjen mbështetje faktike.

/GazetaBlic Sport/