Lajme

Komisioni hetimor, PDK – LDK – AAK bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë, LVV ‘tërhiqet’ pak nga kërkesa e tyre për komisionin e pozitës

04/29/2022 12:37
nga:N M

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se opozita ka bojkotuar mbledhjen për shkak të zhvillimeve të fundit dhe debateve në Kuvend dhe kërkesës së tyre për formimin e komisionit hetimor për energjinë, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet me 5 maj me disa pika të rendit të ditës e ku ajo ka thënë se ka kërkuar që themelimi i komisionit me kërkesë të VV-së të shtyhet në një seancë tjetër.

“Kam kërkuar që themelimi i komisionit të nënshkruar nga 41 deputetë të VV të shtyhet për një seancë tjetër, shpresoj se do të kemi një dakordim edhe me opozitën për shkak se kjo situatë ka bërë që ata të mos jenë në Kryesi, të mos marrin pjesë në komisione dhe në seanca”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Kongresisti Hoyer siguron Kosovën: Do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane