Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha sot se vendimi nëse Shkupi do ta pranojë apo jo propozimin e rishikuar francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dypalëshe me Bullgarinë do të jetë vendim sovran i Maqedonisë së Veriut.
“Kryeministri Kovaçevski filloi konsultime të gjera me të gjithë akterët relevant në vend. Konsultimet janë në vazhdim dhe vendimi për propozimin e rishikuar do të jetë vendim sovran i Maqedonisë së Veriut”, thotë Pisonero.
Një studim i Institutit Maqedonas për Kërkime Politike (IPIS) tregoi se pothuajse 73 për qind e qytetarëve nuk duan të anëtarësohen në BE sipas propozimit francez dhe se më shumë se 50 për qind e të anketuarve mbështesin protestat civile që po zhvillohen në Shkup.
Konjufca del para Gjykatës: Jam i pafajshëm, s’kam përdorur kurrfarë arme


