Komisioni Evropian ka ngritur katër padi kundër Britanisë së Madhe lidhur me shkeljet e supozuara të marrëveshjes së Brexit që prekin importet e mallrave në Irlandën e Veriut.
Komisioni tha se ishte i detyruar të vepronte sepse Britania nuk ishte përfshirë në një “diskutim të dobishëm” për këtë çështje që nga shkurti. Brukseli është gjithashtu i mërzitur për Draft Protokollin e Irlandës së Veriut, i cili është në rrugën e tij drejt parlamentit.
Qeveria britanike kërkon që parlamenti të miratojë një ligj që do të ndryshojë në mënyrë të njëanshme disa pjesë të Brexit që lidhen me Irlandën e Veriut, gjë që BE-ja e kundërshton dhe thekson se shkelja e një marrëveshjeje ndërkombëtare është e paligjshme.
Çështja mund të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe nëse ajo gjykatë e gjen Britaninë fajtore për shkeljen e marrëveshjes, Londra do të duhet të paguajë një gjobë.


