Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur formimin e qeverisë së re.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur se pret me padurim për të vizituar Kosovën.
“Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë. Pres me padurim të vizitoj Kosovën së shpejti”, ka shkruar Marta Kos.


