Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka folur për Planin e Ri të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nërpërmjet tij.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Varhelyi ka theksuar se ky plan nuk është vetëm ide e Bashkimit Evropian, por edhe shteteve të Ballkanit.
“Prandaj mendoj se ju shihni sot se po flasim dhe po themi se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian po vijon punën dhe po vijon diskutimet që të miratohet legjislacioni i duhur, ne i vijojmë edhe diskutimet se çfarë duhet të bëhet. Prandaj dita e sotshme ka qenë edhe një inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur para në mënyrë të përshpejtuar”.
“Mendoj që këtë herë ne kemi mundësinë të tregojmë se cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një vendi kur bëhet shtet anëtarë, dhe cilat janë të mirat që sjellë në shoqëri anëtarësimi”, ka thënë Varhelyi.
Ai ka pohuar se shtetet e BE-së duhet të fillojnë zbatimin e këtij plani që tani që deri në vitin 2027 kur të përfundojë kjo kuotë kohore e vendosur këto shtete të mund të anëtarësohen në BE.
“Një element tjetër shumë i rëndësishëm është elementi që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejtë do të thotë se ne nuk po negociojmë me terma abstrakte si dhe kur, këto vende po fillojnë t’i aplikojnë këto rregulla që nga sot që kur të arrijmë tek anëtarësimi kjo gjë të jetë kryer tashmë”.
“Elementi i tretë që dëshiroj të theksoj sigurisht ne e kuptojmë se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë edhe me konkurrencën, konkurrenca në BE është e fortë, konkurrenca e shteteve të BE-së me ato të Ballkanit është shumë e madhe, është e padrejtë që ne t’u kërkonim për pjesëmarrje, po japim fonde shtesë që këto reforma të kryhen sepse shumica kanë koston e tyre financiare, për biznese, për Qeverinë dhe për shoqërinë”, ka thënë Varhelyi.
Eurokomisinari ka deklaruar se shifra 6 miliardë euroshe për Ballkanin Perëndimor do të zbusë të gjitha kostot, dhe “do të ndryshojë në mënyrë dramatike investimet ekonomike, rajoni do të duhet të rrisë ekonominë e vet dyfish”. /Klankosova.tv