Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheji, thotë se e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu ka thënë se Komisioni Evropian dhe autoritetet në Beograd janë të gatshëm të punojnë në përshpejtimin e rrugës evropiane të Serbisë, shkruan Kurir.
“Qeveria serbe po punon shumë për të bërë përparim në rrugën evropiane. Tani kemi një mundësi unike për ta bërë këtë, me një qeveri të fortë serbe, të mbështetur nga një shumicë e fortë parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në progresin më të shpejtë dhe e dimë që Serbia është e gatshme të lëvizë më shpejt”, ka thënë Varheji.
Ndër të tjera ai ka thënë se me rastin e nënshkrimit të paketës prej 86 milion euro të ndihmës së pakthyeshme të BE-së për Serbinë, e cila vjen nga programi i ndihmës së para-anëtarësimit (IPA) për vitin 2020, Vraheji theksoi se këto janë fonde që do të ndihmojnë rimëkëmbjen e Serbisë në mes dhe afatgjatë, harmonizimi i tij me standardet e BE-së dhe proceset e reformës në vend.
“Qëllimi kryesor i këtyre fondeve është mbështetja e ekonomisë dhe mbrojtja e mjedisit”, ka shtuar Varheji.
LEXO EDHE:
Besnik Tahiri akuza VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja!